Zjarret, shkak njerëzit

24/08/2011 14:55

Vetëm për muajin gusht raportohen 450 zjarre në të gjithë vendin, shumica
e të cilave në fakt nuk janë për shkak të temperaturave të larta, por
për shkak të njeriut.

Alfred Olli, ne nje interviste per Top Channel deklaron se situata mbetet shqetesuese jo vetem ne zonat me shkurre por edhe ne pyje.

“Roli i dores se njeriut eshte paresor. Barinjte e zones duke djegur kullotat e veta shkaktojne vatra  shume te medha zjarri”, tha Olli, duke i bere thirrje opinionit publik per te qene te kujdesshem, pasi temperaturat do te jene shume te larta.

Mesatarisht pergjate gushtit ka patur deri ne 30 zjarrvenie ne dite, ndersa harta me problematike vijon te jete Gjirokastra, Delvina, Shkodra, Puka dhe Lezha. Drejtori i zjarrfikseve Dilaver Laci pohon se 750 forca nen varesine e tij kane kaluar ne gadishmeri te plote per shkak te situates.

Te pyetur ne telefon nga Top Channel, zyrtare te Policise se Shtetit pohojne se kane arrestuar nga qershori deri ne 23 gusht 11 persona si autore qe akuzohen per disa zjarrvenie. 5 te tjere raportohen se ndiqen penalisht ne gjendje te lire dhe pese te tjere rezultojne te shpallur ne kerkim.

Te gjithe te akuzuarit jane cobane qe pohohet se kane shkaktuar vatra zjarri duke tentuar te hapin kullota. Megjithate per shkak te gjendjes se tyre ekonomike, por edhe te moshes se thyer, te gjithe te keta te arrestuar sipas burimeve ne gjykata neper rrethe jane lene te lire.  

Zjarr masiv në Bushat

Sipërfaqe të mëdha me pyje dhe kullota janë përfshirë nga flakët në rrethin e Shkodrës në disa zona të ndryshme. Zjarri masiv ka mbuluar kodrat ne komunen e Bushatit, ndërsa te rrezikuara nga zjarri jane banesa te tera, antenat e kompanive celulare si dhe nje repart ushtarak qe ndohet ne maje te kodres se Zefjanes.

Nderkohe vater tjeter aktive problematike vazhdon te mbetet zjarri ne malin e Taraboshit qe per shkak te temperatures se larte dhe eres flaket kane marre drejtimin e lagjes turistike te Zogajt ne Shkoder ne kufi me Malin e Zi.

Vatra zjarri edhe në Berat

Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar me pare edhe në fshatin Sinjë në rrethin e Beratit, ku sipërfaqe të tëra me shkurre janë shkrumbuar nga flakët, ndërkohë që dhe raste të tjera zjarri është regjistruar në kodrat me pisha në qytet si dhe disa fshatra në toka me ullishte.

Kanë qënë banoret ata të cilët sapo kanë parë shfaqjen e flakëve të zjarrit kanë kërkuar ndihmën e sektorit të zjarrfikëses. Zjarri i përmasave të mëdha ndihmuar dhe nga temperaturat e larta dhe era ka përparuar me shpejtësi duke djegur krejtësishtë kodrat me shkurre të kësaj zone.

Janë regjistruar raste të ngjashme të rënies së zjarreve në në kodrat me pisha në qytetin e Beratit si dhe në fshatrat Lapardha e Tërpan. Raste të rënies së zajrreve ka pasur dhe në kodrën e quajtur “Lisi i Beçit”. Mjetet dhe punonjësit zjarrfikës kan ndërhyre edhe në fshatin Lapardha ku disa hektarë tokë mbjellë me ullinjë jane përfshirë nga flakët.

Top Channel