Zjarret dogjën 1300 hektare pyje

24/08/2011 15:00

Mbi 1300 ha pyje dhe kullota janë përfshirë nga zjarri gjatë këtyre
javëve të nxehta të verës. Specialistët e Drejtorisë së Pyjeve tregojnë
se gjatë muajve të pranverës ka patur një rritje të ndjeshme të
barishteve, që nën trysninë e këtyre temperaturave të larta janë thare.

Këto territore bëhen të pamenaxhueshme sa here ka zjarr. Në zyren e Genci Hoxhajt, në Drejtorinë e Pyjeve, nuk pushojne telefonat, ku raportohet per renie zjarri dhe kerkesa per ndihme.

Hoxhaj tregon se shpesh ndërhyrja për të vënën nën kontroll situatën është shumë e vështirë.

Drejtoria e Pyjeve ka ne dispozicion 1 mije njerëz dhe 6 zjarrfikese qe mund te nderhyjne ne zonat e mbrojtura. Por keto mjete nuk jane te mjaftueshme dhe puna behet me e veshtire, kur kryetaret e komunave qendrojne fare indiferente sa here ka zjarre ne zonat e tyre.

“Njësitë e qeverisjes vendore janë tërësisht indiferente ndaj këtij fenomeni. Ju bëj thirrje të gjithë drejtuesve, por edhe banorëve të angazhohen për fikjen e zjarreve, pasi situata është mjaft e vështirë”, tha Hoxhaj.

Te enjten temperaturat 40 grade

Temperaturat e larta, e bejne edhe me te veshtire menaxhimin e kesaj situate. Instituti Meteorologjik i Forcave Ushtarake parashikon se diten e enjte termometri do te shenoje 40 grade celsius dhe do te jete nje nga ditet me te nxehta te gushtit.

Meteorologia Rezarta Xhakollari sqaron se temperaturat do te shenojne nje zbritje prej 3 deri ne 5 grade celsius vetem gjate javes se ardhshme dhe kjo zbritje do te ndihet me shume gjate javes se pare te shtatorit

Ne keto dite te nxehta kerkohet qe femijet dhe te moshuarit mos ekspozohen ne diell dhe te konsumojne sa me shume lengje.

Zjarret, shkak njerëzit

Vetëm për muajin gusht raportohen 450 zjarre në të gjithë vendin, shumica e të cilave në fakt nuk janë për shkak të temperaturave të larta, por për shkak të njeriut.

Alfred Olli, ne nje interviste per Top Channel deklaron se situata mbetet shqetesuese jo vetem ne zonat me shkurre por edhe ne pyje.

“Roli i dores se njeriut eshte paresor. Barinjte e zones duke djegur kullotat e veta shkaktojne vatra  shume te medha zjarri”, tha Olli, duke i bere thirrje opinionit publik per te qene te kujdesshem, pasi temperaturat do te jene shume te larta.

Mesatarisht pergjate gushtit ka patur deri ne 30 zjarrvenie ne dite, ndersa harta me problematike vijon te jete Gjirokastra, Delvina, Shkodra, Puka dhe Lezha. Drejtori i zjarrfikseve Dilaver Laci pohon se 750 forca nen varesine e tij kane kaluar ne gadishmeri te plote per shkak te situates.

Te pyetur ne telefon nga Top Channel, zyrtare te Policise se Shtetit pohojne se kane arrestuar nga qershori deri ne 23 gusht 11 persona si autore qe akuzohen per disa zjarrvenie. 5 te tjere raportohen se ndiqen penalisht ne gjendje te lire dhe pese te tjere rezultojne te shpallur ne kerkim.

Te gjithe te akuzuarit jane cobane qe pohohet se kane shkaktuar vatra zjarri duke tentuar te hapin kullota. Megjithate per shkak te gjendjes se tyre ekonomike, por edhe te moshes se thyer, te gjithe te keta te arrestuar sipas burimeve ne gjykata neper rrethe jane lene te lire. 

Zjarr masiv në Bushat

Sipërfaqe të mëdha me pyje dhe kullota janë përfshirë nga flakët në rrethin e Shkodrës në disa zona të ndryshme. Zjarri masiv ka mbuluar kodrat ne komunen e Bushatit, ndërsa te rrezikuara nga zjarri jane banesa te tera, antenat e kompanive celulare si dhe nje repart ushtarak qe ndohet ne maje te kodres se Zefjanes.

Nderkohe vater tjeter aktive problematike vazhdon te mbetet zjarri ne malin e Taraboshit qe per shkak te temperatures se larte dhe eres flaket kane marre drejtimin e lagjes turistike te Zogajt ne Shkoder ne kufi me Malin e Zi.

Vatra zjarri edhe në Berat

Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar me pare edhe në fshatin Sinjë në rrethin e Beratit, ku sipërfaqe të tëra me shkurre janë shkrumbuar nga flakët, ndërkohë që dhe raste të tjera zjarri është regjistruar në kodrat me pisha në qytet si dhe disa fshatra në toka me ullishte.

Kanë qënë banoret ata të cilët sapo kanë parë shfaqjen e flakëve të zjarrit kanë kërkuar ndihmën e sektorit të zjarrfikëses. Zjarri i përmasave të mëdha ndihmuar dhe nga temperaturat e larta dhe era ka përparuar me shpejtësi duke djegur krejtësishtë kodrat me shkurre të kësaj zone.

Janë regjistruar raste të ngjashme të rënies së zjarreve në në kodrat me pisha në qytetin e Beratit si dhe në fshatrat Lapardha e Tërpan. Raste të rënies së zajrreve ka pasur dhe në kodrën e quajtur “Lisi i Beçit”. Mjetet dhe punonjësit zjarrfikës kan ndërhyre edhe në fshatin Lapardha ku disa hektarë tokë mbjellë me ullinjë jane përfshirë nga flakët.

Top Channel