Peshkopi, plagosen me armë dy vëllezër

24/08/2011 14:10

Dy vëllezër janë plagosur me armë zjarri sot në qytetin e Peshkopisë, për motive ende të paditura.

Sipas informacioneve të fundit, në spital përfunduan vëllezërit Redon dhe Klajdi Uka, pasi u plagosën në zonën pranë Shkollës Bujqësore të qytetit.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Vrasje për një bistak rrushi

Grindja për një bistak rrushi të këputur në vreshtin e një bashkëfshatarit të tij i kushtoi jetën 27 vjeçarit Artur Kura, nga Gërmenji i Kavajës.

Ngjarja ndodhi dje kur mes viktimës dhe bashkëfshatarit të tij, Haxhi Vedeli, nisi një debat i ashpër.

Autori ngjarjes përdori një armë gjahu për të vrarë 27 vjeçarin. Pas ngjarjes policia arrestoi autorin dhe po vazhdon hetimet.

Pranga 16-vjecarit, dyshohet se vrau shokun

Arrestohet një 16-vjecar, i cili dyshohet se është autor i vrasjes së bashkëmoshatarit të tij, një natë më parë në Shijak.

Sipas të dhënave të policisë, adoleshenti me iniciale E. Sh, banues në lagjen Kodër të Shijakut, është ndaluar sot rreth orës 04.00, në afërsi të qytetit të Peqinit.
     
16-vjeçarit iu gjet një thikë-biçak, me të cilën ai ka goditur për vdekje bashkëmoshatarin e tij Doris Elezi, i cili humbi jetën ndërsa transportohej drejt spitalit rajonal të Durrësit.
    
Mbremjen e kaluar dy te rinjte janë grindur për motive të dobta në një nga mjediset e lagjes Pashabej të Shijakut, ndërsa më pas konflikti ka shkaktuar vdekjen e 16-vjeçarit Elezi.

Top Channel