Rreth 100 familje në lagjen Sauk i vjetër në Tiranë kanë mëse një muaj
që nuk furnizohen me ujë të pijshëm. Ata ankohen se kane kontrata të
rregullta me ujësjellësin dhe se në libreza rezulton të paguajnë
rregullisht, por në cezma te tyre nuk u shkon uji.

Banoret thone se gjate fushates elektorale u ishte premtuar se do te furnizohen 24 ore me uje pijshem, por ne fakt ka ndodhur ndryshe pasi u duhet te mbushin uje neper puset e fqinjve.

Burime nga Drejtoria e Pergjithshme e Ujesjellesit sqarojne se punetoret jane duke punuar per te rregulluar shperndarjen e ujit te pijshem per te gjithe zonen e Saukut.

Top Channel