ISKSH: Rritje pagash për mjekët

22/08/2011 12:00

Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor vendosi rritje të pagave të mjekëve në masën 2 deri 5 përqind.

Instituti njoftoi bonus për mjeket në bazë të performancës, ndërkohë që rritje page përfitojnë edhe mjekët e familjes.

Punonjësit e mjekësisë në zonat e thella malore do të përfitojnë rritje 2 perqind të pagës.Po ashtu edhe infermierët do të kenë një rritje page prej 3 përqind. Mësohet se fondi për rritjen e pagave është 72 milionë lekë.

 

Top Channel