Fillon rritja e çmimeve

21/08/2011 15:35

Këto ditë gushti kanë sjellë rritje të çmimeve të fruta-perimeve  nga 10-20  lekë për kilogram.

Konsumatorët të cilët  furnizohen për një javë në tregun e fruta–perimeve tek ish-uzina Dinamo në kryqytet, për të përfituar çmime disi më të lira, ankohen se po vënë re rritje të çmimeve .

Rritjen e e çmimeve e konfirmojnë edhe vetë tregëtarët të cilët e thonë  se janë të detyruar të tregëtojnë prodhime të importuara pasi prodhimet e vendit kanë cilësi të dobët. Por ka të tjerë të cilët thonë se prodhimet e vendit tashmë po pakësohen.

Rritja e çmimeve të fruta-perimeve ka nisur këto ditë  dhe pritet të vazhdojë deri në fund të muajit gusht kur besimtarët muslimanë festojnë Ditën e Bajramit të Madh.

Dhe si  për cdo festë  ndryshe nga vende të tjera, konsumatori shqiptar i pambrojtur nga askush, duhet të përballojë rritjen abuzive të çmimeve.

Top Channel