Bulqizë, do të zhvendoset greva e minatorëve

20/08/2011 08:30

Këshilli sindikal i minatorëve arrin një marrëveshje për ndryshimin e
vendit të grevës së urisë, e cila pritet të zhvillohet para ambienteve
të kompanisë ACR.

Sipas kësaj marrëveshjeje, do të vendosen cadra para zyrave të ACR-së, ku do të qëndrojnë minatorët grevistë.

Një ditë më parë, policia tentoi dy herë që të nxjerrë me forcë minatorët nga galeritë, në zbatim të vendimit të Gjykatës së rrethit të Dibrës, po hasën në rezistencën e kolegëve dhe familjarëve të minatorëve grevistë.

Ka patur përleshje mes policisë dhe minatorëve në hyrje të ashensorit të parë. Pas kësaj forcat policore  bllokuan të gjitha hyrjet për në galeritë e minierës.

Por në rrugëtimin e saj drejt nëntokës, atje ku ndodhen minatorët grevistë, policia është ndalur në ashensorin e dytë. Ashensori i dytë është ai që të con në vendin ku mbahet greva e urisë së minatorëve. Ky ashensor, mësohet se është bllokuar prej minatorëve dhe forcat e rendit e kanë patur të pamundur vijimin e rrugës së tyre.

Policia dhe përmbaruesit kërkojnë zbatimin e vendimit të Gjykatës së Dibrës e cila vendosi pak ditë më parë nxjerrjen me forcë të minatorëve me arsyetimin se atyre u rrezikohet jeta për shkak të amortizimit të minierës.

Ndërkohë greva e minatorëve të Bulqizës ka sjellë në Shqipëri presidenten e kompanisë Decometal Austria e cila ka në pronësi kompaninë konçesionare ACR.

Zonja Rohtraut Skatche-Depich në një intervistë për Top Channel jep komentet e saj për grevën e minatorëve.

“Mendimi im është se greva është krijuar në mënyrë artificiale. Fatkeqësisht anëtarë të papërgjegjshëm të unionit inicuan grevën duke mos patur interesin e minatorëve”, është shprehur Skatche-Depich.

Të enjten kompania ACR bëri publike një memorandum mirëkuptimi, por që mori refuzimin e drejtuesve të sindikatës. Presidentja e Decometal tregon hapat që parashikon të ndërmarrë përballë kësaj situate.

“Siç mund të jeni në dijeni kemi një vendim gjykate ku vendosi se azurpatorët e minierës nga udhëheqësit e sindikatës të cilët janë një grup i vogël është e jashtëligjshme dhe duhet të largohen nga atje. Jam duke pritur që ky vendim të zbatohet. Kur kjo të ndodhë s’ka për të patur probleme për minatorët e mi dhe mua për të nënshkruar marrëveshjen për t’ju rikthyer normalitetit të punës”, theksoi Skatche-Depich.

Një ditë më parë Këshilli Minatoreve të grevës në Bulqize vendosi sot të vijojë protestën dhe të refuzojë propozimin e kompanisë koncesionare ACR.

Minatoret do vijojne protesten dhe deklarohen se do te vazhdojne protestat e tyre me cdo lloj menyre, deri ne plotesimin e kerkesave.

“Ne kërkojmë të nënshkruhet një marrëveshje shtesë e kontratës së punës, për t’u plotësuar kërkesat. Nëse nuk plotësohen kërkesat, ne nuk tërhiqemi nga greva”, tha kreu i konfederatës së sindikatave, Kol Nikolla.

Kalaja: Ndalni greven

Kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura u ben thirrje minatorëve të ndërpresin grevën e urisë sa më parë dhe të ulen në bisedime me përfaqësues të kompanisë për realizimin e kërkesave të tyre. Gezim Kalaja u shpreh se i mbeshtet kerkesat e minatoreve, por se ata duhet t’i japin fund greves se urise.

“Marrim përsipër të gjitha përgjegjësitë, të gjitha kërkesat e drejta, të arsyeshme që mund të realizohen për t’u ulur në tryezën e bisedimeve, për të nënshkruar marrëveshjen dhe për rifillimin e punës. Nuk ka rëndësi se kush do të firmosë, por e rëndësishme është që të behet nga përfaqësia e minatorëve dhe ata të marrin cfarë ata kanë kërkuar dhe të cojnë bukën e gojës në familjet e tyre”, tha Kalaja, duke e konsideruar këtë grevë pa kuptim, për interesat meskine të drejtuesve të grevës.

Top Channel