Dështon nxjerrja e minatorëve

19/08/2011 22:25

Përfaqësuesit e Zyrës së Përmbarimit dhe Gjykatës së Dibrës, bashkë me policinë e Bulqizës ishin sot rreth orës 16 e 30 tek hyrja e pusit të minierës ku po zhvillohet greva e urisë, për të ekzekutuar vendimin e gjykatës për nxjerrjen e minatorëve nga greva, pasi jeta e tyre po rrezikohet për shkak të amortizimit të galerive.

Por prezenca e tyre shkaktoi reagimin e minatorëve që u konfliktuan me përmbaruesit. Minatorët bllokuan derën e hyrjes së pusit bashkë me familjarët e tyre dhe arritën t’i dëbojnë nga miniera përmbaruesit dhe forcat e policisë.

Top Channel