Vë bast, vret të dashurën

28/07/2011 17:40

Joshua Davies, 16 vjeçari nga Uellsi, është shpallur fajtor për vrasjen e të fejuarës Rebecca Aylward, të cilin pasi e ka futur në një pyll e ka vrarë duke e goditur me gurë.

Krimi, shpjegon e përditshmja britanike “The Daily Telegraph”, është motivuar pas një basti me miqtë e tij.

Davies, që kishte një marrëdhënie dashuri-urrejtje me viktimën 15 vjeçare, u kishte thënë shokëve se dontë ta vriste.

Në një sms ai i kishte kërkuar njërit prej miqëve se ç’do të bënte nëse do e vriste me të vërtetë.

“Do të të japë një mëngjës falas”, përgjigjet tjetri.

Pas krimit, i riu ka thirrur dy bashkëmoshatarët e tij që të shikonin trupin dhe menjëherë ka postuar mesazhe në Facebook ku shprehte shqetësimin për vajzën, ndërkohë që përpiqej të krijonte një alibi.

Policia ka zbuluar kufomën pasi një prej miqëve të tij kishte denoncuar vrasjen.

Top Channel