Oslo, zinxhir njerëzor në web

28/07/2011 16:30

Një zinxhir i gjatë që niset nga Oslo dhe prek të gjithë botën. Janë tashmë 1 milion e 200 mijë persona që kanë marrë pjesë në iniciativën e lëshuar nga e përditshmja norvegjeze Vg, e goditur nga shpërthimi i së premtes në qendrën e kryeqytetit.

“Le të kapemi për dore” është titulli i kësaj fushate origjinale që kërkon në të njëjtën kohë të sensibilizojë të gjithë popujt dhe të nderojë viktimat e çmendurisë së Breivik.

Në faqen e internetit të së përditshmes (www.vg.no) është e mundur që t’i bashkohesh zinxhirit, duke shtrënguar dorën virtuale të vizitorëve që vijnë nga çdo cep i planetit.

Top Channel