Madeleine McCann ndoshta në Indi

28/07/2011 15:30

Vogëlushja Madeleine McCann, e zhdukur katër vjet më parë në Praia da Luz, në Portugali, mund të jetë në Indi.

Një vajzë 8 vjeçare që i ngjan shumë, është parë nga një grua britanike në tregun e një qyteze himalajane.

“Hetuesit tanë privatë janë njoftuar dhe janë në lidhje me autoritetet indiane. Tani jemi në pritje të testit të AND-së”, ka bërë të ditur Clarence Mitchell, zëdhënës i prindërve të Madeleine, Gerry e Kate McCann.

Vajza është parë në qytezën veriore të Lehut, që gjendet në shtetin e Jammu e Kashmir, së bashku me një çift evropianësh.

Por gruaja dhe burri i saj belg insistojnë se janë prindërit e saj të vërtetë.

Top Channel