Ngrihet komisioni hetimor “22 Korriku”

27/07/2011 19:15

Kryeministri norvegjez Jens Stoltenberg ka njoftuar ngritjen e një komisioni të quajtur “22 Korriku”, i cili do të hetojë bombën dhe sulmin me armë të së premtes.

Kryeministri ka deklaruar se komisioni, mbi të cilin kanë rënë dakord të gjitha partitë politike, do të analizojë me imtësi cdo gjë që ndodhi.

Shpejtësia me të cilën policia reagoi ndaj sulmit të dytë të Anders Behring Breivik në ishullin Utoja është vënë në dyshim.

Të shtënat në ishull dhe bomba në ndërtesat qeveritare në Oslo lanë të paktën 76 persona të vdekur.

Breivik, një ekstremist i djathtë, ka pranuar autorësinë e sulmeve që tronditën jo vetëm Norvegjinë por të gjithë botën.

Gjatë ditës së sotme policia publikoi emrat e 13 prej viktimave, 10 prej të cilëve ishin adoleshentë, ndërsa më i madhi një 14 vjecar.

Top Channel