Kore, 30 të vdekur nga rrëshqitja e tokës

27/07/2011 19:35

Të paktën 32 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjeve masive të tokës që kanë përfshirë Korenë e Jugut.

Të shkaktuara nga shirat e dendura, rrëshqitjet kanë shkatërruar shtëpi dhe kanë shkaktuar kaos në zonat veriore të vendit.

Një rrëshqitje përfshiu një hotel në një resort malor në Cunceon, në lindje të Seulit, duke vrarë të paktën 13 persona, shumica e të cilëve studentë.

Një tjetër incident i rëndë ka qenë ai kur 16 persona mbetën të vdekur kur vala e baltës përfshiu shtëpinë e tyre pasi rrëshqiti nga një faqe mali në Seul.

Parashikuesit e motit deklarojnë se shira edhe më të dendura pritet të bien në ditët e ardhshme.

Autoritetet lokale kanë saktësuar se shumica e viktimave në Cunceon ishin studentë universitarë, që po bënin punë vullnetare në zonë.

Në këtë vend, hotele, restorante dhe kafene të shumta janë shkatërruar kur u goditën nga masa e dherave vetëm pak momente pas mesnatës.

Top Channel