Obama humb vota mes amerikanëve me ngjyrë
26/07/2011 21:55
Barack Obama po humb mbështetjen e dy pjesëve të elektoratit që përbëjnë pjesën më të madhe të bazës së tij, atë të amerikanëve me ngjyrë dhe liberalëve.
Sipas një sondazhi të “Washington Post” dhe “ABC”, presidentit të parë afro-amerikan, për faj të krizës, i ka rënë popullariteti tek njerëzit me ngjyrë.
Vitin e shkuar 77% ishte pro se si po menaxhohej ekonomia, ndërsa këtë vit janë me të vetëm 50%.
Tek “liberal”, Obama ka kaluar nga 53% në 2010-n në 31%.
Top Channel