Dinastia Murdoch në telashe

19/07/2011 11:35

Rupert Murdoch, i biri James dhe ish-shefja ekzekutive e “News of the World”, Rebekah Brooks dalin sot perpara ligjvenesve britanike per t’iu
pergjigjur pyetjeve te tyre ne lidhje me skandalin e pergjimeve te
paligjshem, qe ka tronditur nga themelet perandorine mediatike te
manjatit australian.

At e bir pranuan te dalin perpara Komisionit te Dhomes se Komuneve per median pas kerkeses qe leshoi per ta. Ligjvenesit kane pyetje per deshmite e dhena nga 43 vjecarja Brooks dhe Andy Coulson, te dy ish-drejtues te tabloidit te mbyllur, gjate nje seance degjimore ne vitin 2003.

Perpara tyre pritet te dalin gjithashtu edhe dy zyrtaret e larte te policise, te dorehequr per shkak te skandalit qe tashme ka marre permasa te pandalshme. Thirrjet perpara komisionit jane me e fundit e nje serie zhvillimesh dramatike ne sagen e pergjimeve ne Britani. Brooks dha te premten doreheqjen nga posti i shefes ekzekutive te “News International”, krahu britanik i “News Coorporation” dhe dy dite me vone, u arrestua nga policia e u mbajt nen mbikqyrjen e saj per 12 ore.

Edhe me shume e rendon kete skandal vdekja ende e pazbardhur e gazetarit Shon Hor, i pari qe dha alarmin per ceshtjen e pergjimeve. Deri me tani, raportet policore tregojne se vdekja e tij nuk konsiderohet e dyshimte. Por e gjithe situata e krijuar ne vend do te detyroje kryeministrin David Cameron ta mbylle me shpejt nga sa ishte parashikuar viziten e tij ne afrike. Ne vorbullen e pergjimeve jane perfshire disa njerez qe kane patur lidhje te ngushta me te.

Kameron mund te kthehet ne Londer te merkuren per t’u marre me krizen. Parlamenti britanik duhet te niste 6 jave pushime, por planet ndryshuan dhe pas mberritjes se kryeministrit, mund te mbahet nje seance e posacme. Nderkohe, ne Shtetet e Bashkuara, FBI-ja ka nisur një hetim për të përcaktuar nëse punonjësit e konglomeratit ‘Neës Corporation’ të Murdokut janë përpjekur të përgjojnë telefonat e viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit dhe të familjeve të tyre apo t’i japin rryshfete policisë për informacione.

Top Channel