KQZ, vijon numërimi i njësisë nr. 9
22/06/2011 19:55
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve vijon numërimi i fletëve të hedhura në kutitë e gabuara të njësisë bashkiake numër 9 të Tiranës.
Nga numërimi i deritanishëm kandidatit demokrat Lulzim Basha i janë atribuar 24 vota, ndërsa atij socialist, Edi Rama, 22.
Basha vijon të ruajë avantazhin me 74 vota plus ndaj rivalit Rama, i cili pretendon për parregullësi gjatë këtij procesi.
Pikërisht për integritetin e procesit, KQZ u vizitua sot nga ambasadori i OSBE-së, Eugen Wolfarth, i cili zhvilloi një takim kokë më kokë me kryetarin Arben Ristani.
Top Channel