Vetëvritet ish-kryekomunari i Vaqarrit
03/06/2011 09:50
Vetëvritet me një plumb në kokë ish-kryekomunari i Vaqarrit, Skëndër
Drita. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar në komunën e Vaqarrit, ndërkohë
që trupi i pajtë është gjetur nga familjarët në banesë.
Burime zyrtare nga Policia e Tiranës ende nuk bëjnë të ditur motivet e kësaj ngjarjeje, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e vetvrasjes.
Skënder Drita, humbi në zgjedhjet e 8 majit përballë rivalit socialist Gentian Myrta.
Top Channel