
Pas miratimit të ligjit në kuvend qeveria duket e vendosur të fillojë zbatimin e faljes fiskale sa më shpejt.
“Dje miratuam ligjin në kuvend. Ndërkohë kemi gati aktet dhe mendojmë se në dyjavëshin e parë të majit ligji do të nisë zbatimin”, tha ministri i Financave, Ridvan Bode.
Disa ekspertë thonë se miratimi i ligjit në kulmin e fushatës elektorale dhe dështimi i konsensusit politik kanë krijuar një klimë dyshuese mbi suksesin e faljes. Por a i trembet qeveria një dështimi të procesit?
“Ligji ofron te gjitha garancite e nevojshme qe te jete i suksesshem”, tha Bode.
Procesi cënohet edhe më shumë nga fakti se qeveria dhe biznesi kanë përplasje për nenin që i jep tatimeve të drejtën të kontrollojnë pas deklarimeve.
“Nese mendoni se pas amnistise do themi qe nuk do kontrollojme me kjo eshte absurde. Por veprat e amnistuara nuk kontrollohen me, shumat e amnistuara nuk mund te kontrollohen me”, tha Bode.
Qeveria përllogarit se përmes ligjit që miratoi në kuvend ka falur mbi 40 miliardë lekë detyrime të prapambetura ndaj biznesit dhe individëve.
Top Channel