Bregu i Fildisht, Franca: Shumë shpejt dorëzimi i Gbagbo

06/04/2011 10:25

Kushtet për nisjen e Laurent Gbagbo janë e vetmja gjë që mbetet për t’u negociuar pas disfatës së forcave të presidentit në ikje të Bregut të Fildishtë.

Lajmin e ka bërë të ditur mëngjesin e sotëm ministri i Jashtëm francez, Alain Juppe’, ndërsa kreu i forcave të armatosura të Parisit, Parigi Edouard Guillaud tha se dorëzimi është çështje orësh.

Pyetjes se nëse është Mauritania është vendi i zgjedhur për strehimin e tij, ministri ka theksuar se nuk ka asnjë informacion për këtë çështje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA