Bregu i Fildishtë, gjeneralët, negociata për t’u dorëzuar

05/04/2011 18:45

Kombet e Bashkuara thanë se tre gjeneralët besnikë të presidentit të Bregut të Fildishtë, Loron Bagbo – kreu i forcave të armatosura, kreu i policisë dhe ai i gardës republikane – po negociojnë për t’u dorëzuar në këmbim të garancive për sigurinë.

Franca tha se negociatorët janë në prag të arritjes së një marrëveshjeje për largimin e tij nga vendi.

Kjo u konfirmua edhe nga besnikët e kundërshtarit të tij, Alasan Uataras.

Bagbo së bashku me familjen u strehuan në një bunker të rezidencës së tij në qytetin kryesor, Abixhan.

Zëdhënësi i tij – i tha agjencisë Reuters – se po zhvillohen negociata të drejtpërdrejta, bazuar në rekomandimet e Unionit Afrikan, që thotë se Uatara është presidenti i Bregut të Fildishtë.

Sipas tij, po bisedohet edhe për kushtet juridike dhe ato të sigurisë. Presidenti amerikan, Barack Obama dënoi dhunën në Bregun e Fildishtë.

“Per t’i dhënë fund kësaj situatë dhe gjakderdhjes së mëtejshme, Bagbo duhet të japë menjëherë dorëheqjen”, tha shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA