F1, Schumaker gati të rikthehet i pari?

02/04/2011 13:30

Mercedesi po përgatit disa modifikime të rëndësishme dhe është i bindur që mund të arrijë rezultate të rëndësishme në garën e ardhshme të sezonit në Malajzi.

E përditshmja gjermane “Kicker” iu referua burimeve të brendshme të skuadrës, të cilët u shprehën aq optimistë për garën e ardhshme, sa që siguruan që shtatë herë kampioni i botës, Michael Schumaker, do të ketë në dispozicion një mjet në gjendje që të rivalizojë me kampionin në fuqi, Sebastian Vettel.

”Bosi” i skuadrës Mercedes, Ross Brown, theksoi se “Mercedes W02” do të luftojë për podium në garat e këtij sezoni. “Jam i sigurt që mund të befasojmë në Sepang. E dimë që makina është e shpejtë dhe do t’a tregojmë këtë potencial”.

Top Channel