Jeta në Tokë, falë meteorëve?!

02/03/2011 03:00

Jetën në Tokë e sollën meteorët. Rreth 4 miliard vjet më parë, një shi meteorësh me përbërje amoniaku, goditën planetin tonë mjaft të ri e të nxehtë, duke sjellë me vete edhe lëndët bazë për nisjen e një reaksioni kimik që do të pasohej më vonë me formimin e molekulave të para organike.

Kështu shkruhet në një artikull të revistës amerikane të akademisë së shkencave, PNAS. Gjithcka bazohet në zbulimin e një meteori në Antarktidë, i cili sipas studiuesve i përket familjes Condriti Carbonacee dhe është më i vjetri i gjetur ndonjëherë në Tokë.

“Zbuluam se përbërja e tij është shumë herë më primitive se sa përbërja e meteorëve të tjerë të gjetur në Tokë. Në përbërje të tij është amoniaku, përbërësi bazë që mundëson lindjen e molekulave organike”, shkruajnë studiuesit amerikanë në revistën PNAS.

Ky studim përforcon edhe më tej teorinë se jeta në Toka ka ardhur nga hapësira.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA