Kubë, disidenti Farinas përfundon sërish në pranga
24/02/2011 01:15
Për të disatën herë brenda pak javëve, disidenti kubanez, Guilermo Farinas përfundon nën arrest.
Këtë radhë, në përvjetorin e vdekjes së Orlando Zapatas, disidentit që për 85 ditë me radhë refuzoi ushqimin në burgjet kubaneze, Farinas vendosi të hipte në tarracën e shtëpisë së tij e të bërtiste slogane kundër qeverisë.
Lajmi konfirmohet për mediat ndërkombëtare nga e ëma e Farinas e cila është shprehur se pas rreth 15 minutash, policia kubaneze ka prangosur disidentin.
Top Channel