Bulqiza ka gdhirë në ditën e sotme e mbërthyer nga reshjet e dëborës të shoqëruara me erë të fortë ku temperatuarat kanë arritur në minus 7 gradë.
Kanë qenë reshjet e dëborës të shoqëruara me erë të fortë, që kanë bërë vështirësimin e rrugëve në aksin nacional rrugor Bulqizë-Peshkopi.
Kështu një segment i këtij aksi nga Bulqiza deri në Shupenzë e kalueshme me zinxhirë, por me mjaft vërshtirësi prej pranisë së akullit, po ashtu Bulqizë-Qafa e Buallit, i cili pothuajse gjatë gjithë këtij segmenti rruga ka krijuar probleme për qarkullimin e automjeteve prej ngricave dhe reshjeve të dëborës.
Vërshtirësi mjaft të madhe ka dhe aksi Qafë e Buallit-Krastë e kalueshme me zinxhirë dhe me mjaft vërshtirësi.
Gjithashtu Bulqizë-Mat në vendin e quajtur Qafë e Buallit ka mjaft vërshtirësi.
Ndërkohë policia e rrethit të Bulqizës që në orët e para të mëngjesit ka inspektuar rrugët për marrjen e masave ndaj drejtuesve të automjeteve për t’u pajisur me zinxhirë.
Gjithashtu nga Drejtoria e Rrugëve vazhdon hedhja e kripës dhe skorjes nëpër rrugët, por mjaft e vështirësuar shkrirja e ngricave prej temperaturave të ulëta.
Ndërkohë në ditën e sotme në rrethin e Bulqizës ka pasur dhe mungesa të nxënësve që vijnë nga fshatrat të cilët zhvillojnë mësimin në gjimnazin e Bulqizës.
Po kështu burime nga rrethet Dibër dhe Mat, bëjnë me dije se edhe në këto rrethe gjatë ditës së sotme një numër i konsiderueshëm shkollash në fshatra të thellë malorë kanë mungesa nxënësish.
Trashësia e dëborës ka shkuar nga 10 centimetër në qytet dhe deri në mbi 35 metër në zona të thella pasi ka qenë e pranishme dhe dëbora e rënë pak ditëve më parë.
Kjo ka bërë që të gjitha komunat të vështirësojë mjaft lëvizjen e makinave si në Ostren, Tebisht, Klenjë, Martanesh dhe shumë fshatra të komunës së Zerqanit, për shkak të të reshjeve.
Top Channel