
Fëmijët, ata që më së shumti i gëzohen cdo feste, i kanë dhënë ngjyrë sot 3-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Në shkolla të ndryshme, fëmijët kanë kënduar himnin shqiptar, si dhe kanë falenderuar vendet mike të Kosovës, si SHBA, Italia, etj, të cilat mbështetën shpalljen e pavarësisë.
Gjithashtu, ata kanë shprehur dashurinë e tyre ndaj flamurit të Kosovës, si dhe kanë thurur vargje falenderimi për figurat kombëtare.
Një ceremoni e vecantë është zhvilluar në një nga shkollat më të vjetra të Kosovës, “Elena Gjika”, ku fëmijët kanë kënduar e recituar vjersha dhe këngë patriotike.
Angazhimi i mësuesve me nxënësit në shkolla të ndryshme të vendit duket se ka zëvendësuar angazhimin e autoriteteve shtetërore për organizimin e ceremonive në këtë ditë feste.
Top Channel