Topi: Zgjedhjet nuk shtyhen

14/02/2011 12:35

Presidenti i Republikës është i vendosur për mbajtjen e zgjedhjeve lokale më datë 8 maj, ashtu sic i ka dekretuar muaj më parë.

Pikërisht për cështjen e zgjedhjeve, me kërkesë të tij, presidenti takoi të hënën kreun e prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wolfart.

Gjatë bisedës kreu i shtetit u bëri thirrje partive politike që t’i vlerësojnë zgjedhjet me seriozitetin maksimal.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Presidencës, presidenti Topi nënvizoi si domosdoshmëri ngritjen e infrastrukturës zgjedhore.

Në mënyrë që zgjedhjet të jenë të lira, të ndershme e të drejta, duke mos humbur më kohë të vyer, sipas presidentit, sic ishte tejkalimi i afatit të 8 shkurtit për emërimin e komisionerëve të KZAZ-ve.

Askush nuk duhet të ketë iluzione, ka thënë Presidenti në këtë takim, për shtyrjen e mundshme të zgjedhjeve.

Ambasadori Wolfart ndau të njëjtin mendim lidhur me përgatitjen dhe zhvillimin e suksesshëm dhe sipas afateve kushtetuese dhe ligjore të zgjedhjeve vendore të 8 majit.

Prej disa javësh tre nga anëtarët në pakicë në KQZ-së, që janë propozuar nga opozita, nuk po marrin pjesë në mbledhjet e KQZ-së.

Kurse Partia Socialiste dhe partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut nuk kanë paraqitur ende emrat për anëtarët e KZAZ-ve, që janë komisionet e zonave të administrimit të zgjedhjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA