Egjipt, Obama mbështet ushtrinë
13/02/2011 08:20
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, shpreh vlerësimin për ngarkimin e ushtrisë egjiptiane me detyrën e një tranzicioni demokratik dhe respektimin e detyrimeve dhe traktateve ndërkombëtare.
Obama e ka deklaruar këtë në bashkëbisedimet telefonike me kryeministrin britanik Cameron, me mbretin jordanez Abdallah dhe me kryeministrin turk Erdogan.
“Demokracia do të sjellë më shumë stabilitet në Lindjen e Mesme dhe SHBA kërkon sa më shumë prosperitet dhe paqe për këtë zonë”, është shprehur Obama.
Top Channel