Egjipt, Moussa: Tani të bëjmë reformat
12/02/2011 11:30
“Tani objektivat e Egjiptit të ri duhet të jenë reformat dhe demokracia. Një Kushtetutë e re dhe zgjedhje të lira”.
Deklarata është bërë nga Amr Moussa, sekretar i përgjithshëm i Lidhjes Arabe, një ditë pas ditës historike për vendin.
Ndërkohë, disa fuqi ndërkombëtare kanë paralajmëruar autoritetet egjiptiane që të kenë kujdes nga “ndërhyrjet e huaja”.
Banorët e Egjiptit kanë festuar deri sot në mëngjes dorëheqjen e djeshme të presidentit Hosni Mubarak, pas 30 vjetësh në pushtet.
Top Channel