Lezhë-Laç, aksident, vdes 46 vjeçari

08/02/2011 20:50

Një aksident me pasojë vdekjen e 46 vjeçarit ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Laç.

Bëhet fjalë për shtetasin Met Vokri i cili ka humbur kontrollin e motorit me të cilin udhëtonte dhe ka dalë nga rruga.

Ngjarja ka ndodhur në dalje të fshatit Shullaz.

Sipas burimeve policore, viktima gjeti vdekjen në vend.

Top Channel