Mitrovicë, serbët sulmojnë të rinjtë shqiptarë

06/02/2011 19:20

Veriu i Mitrovicës kthehet sërish në një arenë përleshjesh mes të rinjve shqiptarë dhe serbë.

Policia njoftoi se katër të mitur shqiptarë u sulmuan të shtunën nga disa të rinj serbë, kur po kalonin urën kryesore për të bërë një shëtitje në veri.

Policia tha se rreth 70 metra larg nga ura kryesore të rinjtë shqiptarë u ndoqen nga grupi i serbëve, ndërsa njeri prej tyre u godit dhe pësoi plage në pjesë të ndryshme të trupit.

Forcat e policise e gjetën viktimën 14 vjeçar, të shtrirë për tokë, dhe e transportuan në spitalin e Mitrovicës për ta transferuar më pas në Prishtinë.

14 vjeçari nga Vushtrria, ka pësuar frakturë në këmbën e majtë, e gjithashtu edhe plagë më të lehta në kokë dhe fytyrë.

Deri tani nuk është ndaluar asnjë person për këtë sulm. Ky është rasti i dytë brenda javës që të rinj shqiptarë sulmohen nga bashkëmoshatarët e tyre serbë.

Top Channel