
Ndërkohë që marrëveshja me Ruud van Nistelrooy po vonon të konkretizohet, për Real-in ka lindur ideja e re Pavlyuchenko, informoi sot e përditshmja britanike “The Guardian”.
Rusi në pronësinë e Tottenaham-it përdoret pak në skemat e trajnerit Redknapp dhe londinezët mund ta lejonin të largohej pa problem, nëse një ofertë e mirë do të paraqitej.
Megjithatë, objektivi kryesor për merkaton madrilene në sulm mbetet një zgjidhje 6-mujore nëpërmjet Van Nistelrooy-t. Veterani që kaloi disa sezone në Madrid nuk do të kishte nevojë as për periudhë përshtatje, por negociatat e vështirësuara me Hamburg-un kanë bërë të mendohen edhe zgjidhje të tjera.
Zgjedhja e preferuar e trajnerit Mourinho për repartin e avancuar, argjentinasi Higuain, nuk do të mundet të luajë deri në fundin e sezonit, pas një dëmtimi të pësuar në periudhën e Krishtlindjeve.
Top Channel