Jesse James, ish-bashkëshorti i aktores Sandra Bullock, e cilësoi vitin 2010 si më të mirin e jetës së tij, falë dashurisë që i ka falur partnerja e tij e re, Kat Von D dhe ndarjes me Bullock.
41-vjeçari dhe aktorja vendosën të jetonin veçmas disa javë përpara se ajo të fitonte çmimin Oscar për rolin e saj në “The Blind Sideâ€. Divorci pasoi në qershor.
James u akuzua se kishte fjetur me të paktën gjashtë femra të tjera gjatë martesës, por tashmë ai duket se ka gjetur njeriun e jetës. “2010 ishte viti më i bukur i jetës sime, pasi rashë në dashuri me shoqen time më të mirëâ€, deklaroi Jesse.
Duke iu referuar Kat Von D, shtoi: “Ajo është një grua e mrekullueshme, e cila më ka mbështetur atëherë kur të gjithë më kthyen shpinën. Nuk kisha njohur kurrë një njeri kaq të dashur dhe kaë të përkushtuar për ta bërë raportin më të mirë ditës pas dite.
Dashuria që ndiej për të nuk mund të përshkruhet me fjalë. Isha i nderuar kur ajo pranoi të martoheshim. Të plakem me të do të jetë e mrekullueshmeâ€.
Që prej divorcit, Bullock është përkushtuar vetëm me rritjen e djalit të saj Louis, të adoptuar së bashku me James, pak përpara se të mësonte për tradhëtitë e tij.
Top Channel