Shtyhet prezantimi i Meklaren
15/01/2011 01:50
Skuderia Meklaren ka vendosur të shuajë kureshtjen e tifozëve vetëm më datë 4 shkurt, kur do të publikohet edhe makina e re e Formula 1 për 2011.
“Vendosëm t’i japim inxhinierëve dhe specialistëve të aerodinamikës 10 ditë më shumë kohë për të patur performancë më të mirë të makinës”, deklaroi Martin Ëhitemarsh, drejtues i skuderisë Meklaren.
Makina e re, e pagëzuar me emrin MP4-26, do të drejtohet nga i njëjti cift pilotësh si në sezonin e shkuar, nga Hamilton e Button. Formula 1 starton më 13 mars me pistën e Bahereinit.
Top Channel