Cassano: Milan, etapa e fundit
14/01/2011 15:45
Antonio Cassano, sulmuesi barez i Milanit, është prezantuar sot zyrtarisht si futbollist kuqezi.
Në konferencën për shtyp të organizuar me këtë rast, Cassano u shpreh se aventura kuqezi do të jetë e fundit për të si futbollist.
“Shpresoj që të luaj sa më gjatë të jetë e mundur. Kjo do të jetë eksperienca ime e fundit. Kam arritur në majë, më lart se Milan nuk ka”, është shprehur talenti barez.
Më tej, Fantantonio shtoi: “Nëse bëj gabime edhe tek Milan, atëherë jam për tu shtruar në çmendinë. Nëse do të punoj mirë, kthehem në kombëtaren italiane.”
“Kam bërë shumë gabime, por nuk pendohem për asgjë”, përfundoi Cassano.
Top Channel