
Portieri i kombëtares italiane, Gianluigi Buffon, u rikthye në portën e Juventus-it pas shtatë muajsh mungesë në fitoren 2-0 ndaj Catanias, në një ndeshje të vlefshme për Kupën e Italisë, mbrëmjen e shkuar.
Në deklaratën e pasndeshjes, ai u shpreh i emocionuar dhe falenderoi tifozët për mbështetjen. “Shumë veta më kanë thënë që kam bërë një gabim që qëndrova këtu këto pesë vitet e fundit. Mund të jetë e vërtetë, por tifozët si atëherë dhe tani kanë qenë të mrekullueshëm me mua”.
Buffon pranoi befasinë e tij për ndienjat që i dhuroi ndeshja. “Nuk prisja të isha kaq i emocionuar”, deklaroi ai. “Për një futbollist që ka fituar Botërorin dhe zhvilluar një finale të Champions, është e çuditshme që të ndihet aq i emocionuar në një ndeshje të Kupës së Italisë”.
Top Channel