Det tifozësh për Ronaldinho

13/01/2011 10:00

Më shumë se 20 mijë persona u mblodhën në selinë e klubit Flamengo për t’i uruar mirëseardhjen futbollistit brazilian Ronaldinho.

Ish-futbollisti i Milan u prezantua para tifozëve të rinj me fanellën me numrin 10 dhe në një ambjent shumë festiv.

Ronaldinho qëndroi rreth 15 minuta para tifozëve brazilianë së bashku me presidenten e klubit të Flamengo, Patricia Amorim.

“Faleminderit të gjithëve për pritjen dhe dashurinë që tregoni për mua. Shpresoj që loja ime në fushë t’ju shpërblejë”, u shpreh Ronaldinho gjatë prezantimit.

Dje u zbuluan edhe klauzolat e kontratës së Ronaldinho: nëse një klub jo brazilian do kërkojë shërbimet e futbollistit do duhet të paguajë 182 milionë euro; nëse klubi është brazilian do duhet të paguajë tek Flamengo 148 milionë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA