Whisky më i shtrenjtë në botë, 460 mijë $

17/11/2010 17:15

Nga bashkimi mes fabrikës së famshme të pijeve alkolike “Macallan” dhe artizanit legjendar të kristalit “Lalique”, ka lindur një shishe unike në llojin e saj.

Ajo është realizuar posaçërisht nga mjeshtrat francezë të xhamit për të festuar 150 vjetorin e lindjes së René Lalique dhe frymëzuar nga bukuria e peizazhit skocez.

Në brendësi të saj është mbyllur whisky më i vjetër dhe më i rrallë i prodhuar nga fabrika antike në verilindje të Skocisë.

Dje “Macallan in Lalique Cire Perdue” është shitur në një ankand të Sotheby për 460 mijë dollarë, të cilat kanë shkuar në arkat e “Charity Water”, një organizatë jofitimprurëse që merret me furnizimin me ujë të pastër të vendeve në zhvillim.

Top Channel