Oksitoksina na bën zemërgjerë dhe të lumtur

16/11/2010 15:20

Hormoni i dashurisë nuk funksionon vetëm në çështjet e zemrës, por ndihmon në dhënien e lumturisë, për të luftuar ankthin dhe na bën më pak të stresuar dhe si pasojë më të lumtur.

Kjo vlen për të gjithë, burra dhe gra.

Cilësitë e reja të oksitoksinës, hormoni i njohur kryesisht nga mamatë për të kryer një lindje natyrale, fëmijët gjatë ushqyerjes me qumësht dhe të dashuruarit gjatë një marrëdhënieje seksuale, janë zbuluar nga një skuadër kërkuesish amerikanë.

Prezantimi është bërë gjatë mbledhjes vjetore të Society for Neuroscience.

Top Channel