Kompjuteri më i shpejtë në botë, kinez

16/11/2010 12:25

Eshtë kinez kompjuteri më i shpejtë në botë. Tianhe-1A, është emri i kësaj aparature, e aftë të kryejë veprime me një shpejtësi marramendese brenda një sekonde.

Kompjuteri lë pas amerikanin Cray XT5, ‘Jaguar’, që kryen aktualisht 92% veprime më pak se Tianhe-1A.

Superkompjuteri është instaluar në National Supercomputing Center në Kinë. Vlera e tij është rreth 70 milionë euro.

Top Channel