Jeta mes 400 merimangave të ngordhura

16/11/2010 04:25

Një 67 vjeçar australian ka vendosur të jetojë me 400 merimanga të ngordhura për të mbledhur fonde që do t’u shkojnë në ndihmë fëmijëve në nevojë në Australi.

Nick Le Souef ka zgjedhur vitrinën e një dyqani në Melbourne për të sensibilizuar shoqërinë australiane të ndihmojë fëmijët në nevojë. Ai ka tërhequr vëmendjen e mediave vendase të cilat i kanë ngjitur edhe nofkën “Spiderman”  (Njeriu merimangë”.

Në fakt Le Souef  fillimisht kërkoi ta zbatonte idenë e tij me gjarpërinj, por kjo nuk u lejua nga autoritetet vendase me arsyetimin se përhap panik.

Le Souef synon të thyejë rekordin e vendosur nga vetë ai 30 vjet më parë kur përfitoi edhe 50 mijë dollarë për qendrimin më të gjatë në një ambient me merimanga të ngordhura.

Top Channel