Demi 500 kg kapërcen barrierën e ringut

16/11/2010 14:40

Një dem rreth 500 kilogramë ka kërcyer dhe kapërcyer një barrierë në një arenë në Qytetin e Meksikos duke terrorizuar spektatorët.

Asnjë prej tyre nuk mbeti i plagosur, por toreadori Cesar Morales u lëndua pasi demi ra sipër tij.

Më pas demi është kthyer në ring, vetëm pak momente pas ngjarjes dhe shfaqja luftarake ka vijuar sipas planeve.

Top Channel