Depresioni bipolar, një sëmundje

15/11/2010 10:05

Nuk është thjesht ulje dhe ngritje humori, nuk është vetëm melankoli, nuk bëhet fjalë vetëm për një eufori ekzaltuese në orët e festës. Eshtë një sëmundje.

Më anë të rezonancës manjetike, studiuesit e Universitetit të Cambridge, panë se kjo gjendje mund të reduktojë materien gri të zonave paralimbike të përfshira në proceset emocionale.

Po flasim për depresionin bipolar, të karakterizuar nga një destabilitet i humorit në një gradë të tillë sa mund të kompromentojë edhe jetën.Nuk është një patologji e lehtë për ta diagnostikuar, apo për ta kuruar sepse prodhon idenë e të qenit i/e sëmurë.

Faza depresive mund të zgjasë edhe 6-7 muaj. Eshtë depresion pa motive të jashtme, i thellë, pacienti refuzon të dalë jashtë, kërkon të rrijë në shtrat, humb vetëvlerësimin dhe ndihet në faj. Ka edhe raste ekstreme të njerëzve që shkojnë në vetëvrasje.

Specialistët thonë se diagnoza është e vështirë, por ka karakteristika që ndihmojnë të evidentohet depresioni bipolar. Kështu p.sh tregues është shqetësimi në gjumë, impulsiviteti, përdorimi i alkoolit dhe lëndëve narkotike apo një stil jete shumë impenjativ.

Top Channel