Buka dhe drithërat integrale ulin tensionin

15/11/2010 14:10

Dihet që drithërat integrale mund të ndihmojnë kontrollimin e peshës, ndihmojnë në parandalimin e diabetit dhe sëmundjeve kardio-vaskulare dhe mbrojnë trupin nga disa tumore.

Tani, një studim klinik i kontrolluar thotë se drithërat mund të reduktojnë presionin e gjakut. Në studimin e publikuar nga American Journal of Clinical Nutrition, disa kërkues anglezë të Universitetit të Aberdeen, kanë verifikuar efektet e presionit të gjakut, me shtimin e drithërave në dietë.

Studimi ka përfshirë 200 burra dhe gra të shëndetshme, në moshë të mesme. Këta persona u ndanë në tre grupe, i pari ndoqi dietën me drithëra të rafinuar, i dyti dhe i treti me drithëra integrale, më të mira për shëndetin. U vu re një ulje e presionit të gjakut te vullnetarët e grupit të dytë dhe të tretë.

Top Channel