Përse macet pinë me delikatesë ujin?

12/11/2010 13:20

Është një mister që prej kohësh shoqëron adhuruesit e maceve: si ia bën felini i tyre për të pirë qumësht në mënyrë aq elegante?

Tani, me një kamera të shpejtësisë së lartë dhe një mace shtëpiake, shkencëtarët mendojnë se e kanë gjetur përgjigjen.

Ata kanë zbuluar se macet përdorin gjuhën e tyre për të marrë me delikatesë ujë, pa e prishur sipërfaqen e tij.

Shkencëtarët, të cilët e kanë publikuar studimin e tyre në gazetën “Shkenca”, theksojnë se kjo është shumë ndryshe nga qentë, të cilët bëjnë një rrëmujë të madhe për të shuar etjen.

Grupi mendon se macet mund të kenë asimiluar këtë metodë më komplekse, por edhe më të rregullt, sepse nuk preferojnë të lagen nga uji apo lëngjet e tjera kur i pijnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA