Meksikë, robot për të zbuluar piramidën

12/11/2010 02:00

Një robot do të përdoret për të zbuluar një galeri në Tempullin e Gjarpërit në Meksikë, ku që prej 1800 vitesh mendohet se nuk ka shkeluar këmba e njeriut.

Misioni do të kryhet në zonën arkeologjike të Teotihuakanit dhe roboti do të përdoret për të vizituar një tunel të gjatë disa qindra metra. Arkeologët do të përdorin makinërinë për të shmangur ndonjë incident të mundshëm, pasi tuneli mendohet se rezervon disa kurthe.

Ky do të jetë operaconi i dytë i këtij lloji në botë, i parë është ndërmarrë po nga një robot në galeritë e piramidave të Egjiptit.

Top Channel