Kompjuteri i së ardhmes, sa një kub sheqeri

12/11/2010 13:55

Një kërkim që është në zhvillim e sipër mund të reduktojë përmasat e procesorëve të një superkompjuteri në atë të një kubi sheqeri.

Sipas shkencëtarëve të IBM, projekti do të bëjë që shumë kompjutera të qëndrojnë mbi njëri-tjetrin si një mullar dhe të ftohen duke u ujitur me ujë.

Synimi është që të reduktohet përdorimi i energjisë së kompjuterit dhe jo thjesht reduktimi i përmasave të tyre.

Rreth 2 për qind e energjisë botërore konsumohet nga ndërtesat dhe kompjuterat e ndezur që ndodhen në to.

Duke folur në laboratorët e IBM-së në Zyrih, doktori Bruno Michel tha se kostoja e kompjuterit të së ardhmes do të varet tek kredencialet jeshile dhe jo tek shpejtësia.

Top Channel