Hotele të famshëm…prej historive të trishta

12/11/2010 10:45

TripAdvisor ka bërë listën e hoteleve të trishtueshëm më të famshëm…Këto ndërtesa janë të mirënjohura për shkak të ngjarjeve të hidhura e të cuditshme, tragjedive, historive të këqija që u kanë ndodhur personazheve VIP.

1. Adlon Kempinski Hotel, Berlin, Gjermani
Në këtë hotel, në qendër të qytetit, pranë portës së Brandeburgut, legjenda e muzikës pop Michael Jackson në vitin 2003 desh hodhi nga ballkoni një prej fëmijëve të tij, ndërsa ishte në delir prej turmës së njerëzve që qendronte poshtë.

2. The Mark Hotel, NYC, New York.
Shkatërrimi i një prej suitave me vlerë 1.200 dollarë nata është vepër e Johnny Depp. Në vitin 1994 ai ishte atje me të dashurën e asaj kohe, modelen Kate Moss, me të cilën duket se ka patur një sherr të flaktë. Depp u arrestua dhe u dënua të paguante 10 mijë dollarë si dëmshpërblim. Por në fakt kjo suitë u bë e famshme prej nje reklame falas.

3. Mercer Hotel, NYC, New York.

Ky hotel hyri në histori pasi në vitin 2005 aktori Russel Crowe,goditi me celular një kamarier. “Gladiatori” nuk arrinte të lidhej telefonikisht me Australinë dhe i nxehur goditi një prej punonjësve. Russel u arretua një ditë më vonë dhe pagoi 5 mijë dollarë dëmshpërblim.

4. Sunset Tower Hotel, West Holliwood, California.

Një ngjarje skandaloze dhe qesharake ndodhi në vitin 1931, kur John Wayne mori me vete në një prej dhomave një lopë, pasi dëshironte një kafe makiato me qumësht të freskët. E ku kishte më mirë se ta merrte qumështin direkt nga lopa?

5. Hotel Ritz, Paris
Duhet të ishte një natë speciale për princeshën Diana dhe partnerin e saj Dodi Al-Fayed. Vetëm disa orë para aksidentit tragjik, cifti u pa në këtë hotel, të cilin e kishin zgjedhur për të jetuar disa ditë.

6. Fairmont The Queen Elizabeth, Montreal.
Ky hotel është vendi ku John Lennon dhe Yoko Ono realizuan “Bed-in for Peace” në vitin 1969 dhe ku regjistruan këngën “Give Peace a Chance”.

7. Hilton Washington, Washington D.C.

69 ditë para zgjedhjes së tij si president, Ronald Reagan ishte objektiv i një atentati në këtë hotel. Reagan mbeti i plagosur në mushkëri por e kaloi shpejt falë ndërhyrjes së mjekëve dhe kurave intentive.

Top Channel