Francë, lind dita botërore e tualetit

12/11/2010 13:30

Pas ditës botërore të mirësjelljes më 13 nëntor dhe të qeshjes më 2 maj, lind edhe dita botërore e tualetit.

Më 19 nëntor ndërmerret nisma nga një marke e rëndësishme WC luksi ne France.

“Një rast për të kujtuar se 2.5 miliardë persona në botë nuk kanë një banjë të tyren, për shkak të varfërisë, ujit apo kushteve të tjera”, shpjegon kompania për mediat.

Ndërkohë kjo ditë do të shërbejë edhe si një mesazh për shëndetin publik, pasi WC është vendi ku merren infeksionet më të mëdha.

Top Channel