Cameron dhe Zapatero, ‘footing’ në Seul

12/11/2010 16:35

‘Footing’ shërben për të çliruar tensionin, për të mbajtur peshën nën kontroll dhe nëse e praktikojnë kryetarë shtetesh, për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe.

Presidenti spanjoll, Jose Luis Rodriguez Zapatero dhe kryeministri britanik, David Cameron, kanë vrapuar së bashku në një park të Seulit, ku ndodhen për mbledhjen e G-20-ës.

Cameron ka vrapuar me një bluzë ku shkruhej: “Anglia e bashkuar, Bota e bashkuar”, ndërsa Zapatero me një komplet tutash me ngjyrat e kombëtares spanjolle të atletikës.

Top Channel