Pse “qajmë” kur presim qepë?

11/11/2010 13:25

Qepët duke u rritur thithin squfur nga toka. Kur priten, ato lëshojnë një enzimë e cila duke u bashkuar më squfurin prodhojnë acid solfenik dhe sin-propanetial-S-oksid, një gaz që kur takon me sytë, transformohet në acid soforik.

Sytë tanë për t’u mbrojtur nga ky sulm i jashtëm, nisin të lotojnë. Megjithatë ky lloj acidi është në nivele shumë të ulëta dhe nuk ka asnjë rrezik për njerëzit.

Nëse ato lot gjatë grirjes së qepës ju bezdisin shumë, atëherë mund të veproni në mënyra të tjera:
-Priteni qepën në ujë të rrjedhshëm
-Ftoheni qepën në frigorifer ose në ujë të akullt, pasi në këtë mënyrë prodhimi i enzimave do të jetë i ngadaltë, duke reduktuar sasinë finale të acidit.
-Pritni sa më shpesh qepë, pasi studimet kanë treguar se kur ky veprim bëhet i zakontë, atëherë sytë mësohen me gazin dhe nuk lotojnë më.
-Vendosni një palë syze uji sa të prisni qepët.

Top Channel